Lirohen nafta dhe benzina
Derivatet do të pësojnë ulje të ndjeshme të çmimeve
Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata e sotme do të pësojnë ulje të ndjeshme, në Maqedoni.
Sipas çmimeve të reja të Komisionit Rregullator për Energjetikë benzina do të lirohet për 4 denarë, ndërsa dizeli për 3.5 denarë, transmeton TV21.
Sipas vendimit nga mesnata, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 63 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 65 denarë për litër, kurse Eurodizeli do të kushtojë 61 denarë për litër./21Media