Lirohet bashkatdhetari i arrestuar në Serbi

(Lajm i përditësuar)


Lirohet bashkatdhetari i arrestuar në Serbi

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një bashkatdhetar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është liruar nga autoritetet serbe pasi ishte arrestuar për shkak të emblemës së UÇK-së në veturën e tij.

Ai tha se bashkatdhetari i liruar është duke u kthyer në Kosovë.

Koci përsëriti thirrjen që bashkatdhetarët të kenë kujdes që të mos kalojnë transit nëpër Serbi me emblema të UÇK-së nëpër veturat e tyre, pasi mund të arrestohen nga autoritetet serbe.


Avokati Koci thotë se një bashkatdhetar është arrestuar në Serbi: Iu gjet emblema e UÇK-së

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se një bashkatdhetar është arrestuar në Serbi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë

Pas kësaj Koci pasi ka bërë thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

“Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë. Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë. Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm”.

“Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik. Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare. Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale. Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë”, ka shkruar Koci./21Media

Back to top button