Lirohet burri i infermieres, policia jep detaje për RTV21

Lajm i përditësuar

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, për portalin rtv21.tv ka njoftuar se burri i njërës nga infermieret që dyshohet se ka rrahur një të moshuar në Pejë është liruar pasi që ishte ndaluar për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Gashi tha se burri është liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Sot në media e rrjete sociale është publikuar një video, ku shihet se një infermiere e rrah me shuplaka e shqelma një të moshuar në qendrën “Orenda”, derisa infermieret e tjera qeshin e incizojnë. Tashmë në prangat e policisë kanë përfunduar tri nga infermieret, ndërsa hetimet vazhdojnë.
 
Policia ndalon burrin e njërës prej infermiereve që rrahën të moshuarën
Një burrë është ndaluar nga Policia e Kosovës te qendra për të moshuar “Orenda” në Pejë.
I andaluari është burri i njëres prej infermiereve të “Orendas” të cilat e dhunuan fizikisht një grua të moshuar në një strehimore në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Pejës, Veton Elshani.
Ai tha se burri u ndalua për kanosje, ndërsa tani është duke u intervistuar.
Deri më tani janë arrestuar tri infermiere të shtëpisë së pleqve “Orenda” në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë./21Media

Back to top button