Lirohet ish deputeti Agusholli

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni.

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.”, thuhet në njoftim.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli paraditen e së hënës është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë./21Media

Back to top button