Lirohet nga akuza personi që u dyshua se mori pjesë në grupe terroriste

Në mungesë të provave, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit N.A për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste
Përmes një komunikate bëhet e ditur se i dyshuari po akuzohej për veprën penale ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Kundër këtij aktgykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate./21Media

Back to top button