Lirohet nga paraburgimi Enver Sekiraqa

Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Enver Sekiraqa është liruar nga paraburgimi pasi ju ka zëvendësuar kjo masë me arrest shtëpiak për 2 muaj“, ka thënë Gashi.
Më 16 shtator të vitit 2019, Gjykata e Prishtinës e kishte shpallur fajtor për herë të dytë Enver Sekiraqën për nxitje të kësaj vrasjeje.
Trupi gjykues Sekiraqës i shqiptoi dënim me burgim prej 30 vjetësh, ndryshe nga hera e parë kur Sekiraqa u gjykua nga trupi gjykues i EULEX-it, i cili i shqiptoi dënimin me burgim prej 37 vjetësh.
Enver Sekiraqa ngarkohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës, vrasje që ndodhi më 30 gusht 2007./21Media
 
 

Back to top button