Lista Serbe kërkon votim në pako për nënkryetarët e pakicave

Gjykata Kushtetuese ka filluar ta trajtoj kërkesën e Listës Serbe që ka të bëjë me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë. Në dokumentin e siguruar nga RTV21 të cilin Gjykata Kushtetuese i ka dërguar Kuvendit u kërkon deputetëve të grupeve parlamentare që deri më 9 shtator t’i paraqesin komentet e tyre më shkrim në lidhje me kërkesën e deputetëve të Listës Serbe për seancën konstituive për zgjedhjen e nënkryetareve nga komuniteti serbe dhe jo serb.
Po ashtu në kërkesë janë listuar edhe pretendimet e deputetëve të Listës Serbe se kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka bërë shkelje kushtetuese dhe të rregullorës së punës së Kuvendit për mënyrën e votimit të zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet jo-shumicë.
Prandaj kërkohet nga Gjykata Kushtetuese:
1. Të konstatojë se Kryetari i Kuvendit ka shkelur nenin 67 paragrafin. 4 të Kushtetutës dhe nenin 12 paragrafi. 6 pika 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, si dhe se ai ka vepruar në kundërshtim me dispozitivin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese (KO119/14, KO124/25 dhe KO193/25 dhe KO196/25).
2. Të konstatojë se Kryetari i Kuvendit ka shkelur kompetencat e tij dhe se ai, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, së pari i ka ftuar komunitetet e tera jo-shumicë të bëjnë propozimin, edhe pse në Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit është përeaktuar qartë se propozimi i parë para komuniteteve jo-shumicë paraqitet nga komuniteti serb.
3. Të konstatojë se Kryetari i Kuvendit ka shkelur kompetencat e tij dhe se ai, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, ka veçuar votimin për nënkryetarët e Kuvendit para komuniteteve jo-shumicë, edhe pse, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe praktikën e deritanishme të Kuvendit, si dhe dispozitivin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, ai duhet të zhvillohet si një votim i vetëm, përkatësisht i unifikuar për dy nënkryetarë para komuniteteve jo-shumicë.
4. Të konstatojë se zgjedhja e Nënkryetarit para komunitetit jo-serb jo-shumicë është kundërkushtetuese sepse është zhvilluar në kundërshtim me nenin 67 par. 4 të Kushtetutës dhe nenin 12 par. 6 pika 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, si dhe se ai ka vepruar në kundërshtim me dispozitivin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese KO119/14, KO124/25 dhe KO193/25 dhe KO0196/25.
5. Të urdhërojë Kryetarin e Kuvendit të zbatojë kthimin në gjendjen e mëparshme, me të cilin do të anulohen veprimet kundërkushtetuese të Kryetarit të Kuvendit të përshkruara më sipër.
6. Të urdhërojë gë në pajtim me sigurinë juridike të përsëritet procedura e votimit për nënkryetarët para komuniteteve jo-shumicë në një votim të unifikuar.
7. Të caktojë, duke pasur parasysh interesin publik, masën e përkohshme, me të cilën do të ndalojë . veprimet e mëtejshme kundërkushtetuese të Kryetarit të Kuvendit, në mënyrë gë të mos zgjidhet Qeveria kundërkushtetuese ose të fillojnë të rrjedhin afatet për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, për shkak se moscaktimi i masës së përkohshme do të shkaktonte dëme të pariparueshme dhe potencialisht do të conte në formimin e institucioneve kundërkushtetuese, duke cenuar kështu rendin juridik dhe demokratik në Kosovë. /RTV21
Dokumenti i siguruar nga RTV21

