Lista Serbe nuk pranon t’i mbajë pankartat në mbështetje të Ukrainës

Deputetët e Listës Serbe nuk kanë pranuar t’i mbajnë pankartat në mbështetje të Ukrainës, të cilat u shpërndanë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ata kanë kthyer përmbys pankartat, duke refuzuar që t’i shfaqin pankartat në të cilat ishte flamuri i Kosovës dhe i Ukrainës.
Ndërsa, deputetët e partive tjera në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës kanë vendosur pankarta para secilit deputet me mbishkrimin, “Ne jemi Ukrainën”.
Gjithashtu seanca e stome e Kuvendit filloi me një minutë heshtje për viktimat e Ukrainës./21Media

Back to top button