Lista Serbe për sulmin në veri: I qëllimshëm për të arsyetuar prezencën e forcave speciale

Pas sulmit me shok-bombë mesnatën e hënës, ka reaguar Lista Serbe duke thënë se është bërë qëllimshëm për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura.

Partia serbe tha se pas këtij incidenti, “forcat speciale të armatosura dhe automjetet e blinduara kanë qenë në rrugët e Mitrovicës së Kosovës dhe kanë frikësuar qytetarët tanë”.

“Në emër të popullit serb, dënojmë ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë, kur persona të panjohur hodhën bombën e mundshme, pranë vendbanimit ‘Tre Solitera’, në veri të Mitrovicës dhe shkaktuan shqetësim te qytetarët tanë. Jemi të bindur se kjo është bërë qëllimshëm për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe të automjeteve të blinduara, që mbrëmë pas këtij incidenti, kanë qenë në rrugët e Mitrovicës së veriut dhe i kanë frikësuar qytetarët”, thuhet në njoftim.

Ajo shtoi se krim është falsifikimi i incidenteve të tilla që “synon të krijojë alibi për praninë e forcave speiale në mjediset serbe”.

Lista Serbe pretendon se ndaj serbëve po kryhen represion dhe arrestime të pabaza.

“Njoftojmë opinionin se edhe në rastin e gjoja zbulimit të armëve në automjete dhe bombave të supozuara të hedhura në godinën e komunës, është interesant fakti se kjo shok-bombë është hedhur edhe në zonën që prej javësh nën kontroll të plotë të njësive speciale të oborrit”.

Kjo partia u ka bërë thirrje KFOR-it e EULEX-it t’i shtojnë forcat e tyre në veri, me qëllim të parandalimit të incidenteve./21Media

Back to top button