Lista Serbe reagon për sulmet e policisë në veri

Lista Serbe ka reaguar pas sulmit që u bë sot ndaj Policisë së Kosovës në veri. Sipas Listës serbe këto sulme kanë për qëllim t’i paraqesin serbët ngacmues.
“Ky incident ka për qëllim destabilizimin e mundësive, por edhe tentimin për t’i paraqitur serbët si disa ngacmues që nuk korrespondon me të vërtetën. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen. Qe te mos bien pre e provokimeve dhe te mos lejojnë incidente si ky te rrezikojnë paqen e nevojshme ne këtë rajon.”, thuhet në reagimin e Listës Serbe ne facebook.
Polcia e Kosovës është sulmuar sërish sot në Veri, raportohet se nuk ka të lënduar, ndërkaq ky nuk është sulmi i parë ndaj Policisë së Kosovës në këtë rajon, pasi që raste të tilla ndodhën edhe me 13 prill./21Media

Back to top button