Lituania fiton përballjen me Kosovën

(Lajm i përditësua)


Përfundoi Kampionati Evropian U20 për Kombëtaren e Kosovës. Në ndeshje për vendin e shtatë, Kombëtarja jonë humbi nga Lituania.

Pjesa e parë u ka takuar djemve tanë që krijuan epërsi deri në pesë gola (10:5). Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:15 për Kosovën. Në pjesën e dytë dukshëm më tepër shfaqi Lituania që fitoi në fund me rezultat 38:32.

Nga ora 14:15 na pret një ndeshje tjetër interesantë ndërmjet Turqisë dhe Estonisë.


Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Lituanisë

Ka përfunduar pjesa e parë e lojës ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë në kuadër të Evropianit U20.

Në 30 minutat e parë të lojës Kosova la prapa Lituaninë me rezultat 18:15.

Kosova e Lituania janë duke ‘luftuar’ për pozitat prej 5 deri 8./21Media


Kosova përballet me Lituaninë

Ka filluar përballja e Kosovës me Lituaninë në kuadër të Kampionatit Evropian të Hendbollit U20 në Prishtinë.

Kjo ndeshje zhvillohet për pozitat nga 5-8 në Evropianin U20./21Media

Back to top button