​Lituania i bashkohet grupit të Kosovës në Ligën e Kombeve

Ka përfunduar ndeshja e kthimit mes Lituanisë dhe Gjibraltarit, e vlefshme kjo për finalen e “Play-Out” të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Pasi triumfoi në Gjibraltar 1:0, Lituania e ka mposhtur sot me po të njëjtin rezultat, 1:0 Gjibraltarin si vendas në stadiumin “S. Dariaus ir S. Girėno”.

Golin e vetëm të ndeshjes së sotme e shënoi Fedor Cernych në minutën e 51’.

Lituania e eliminon Gjibraltarin me rezultat të përgjithshëm 2:0, dhe i bashkohet Ligës C të Ligës së Kombeve.

Respektivisht, Lituania pozicionohet në Grupin 2 të Ligës C, grup ky ku gjenden edhe Kosova, Rumania dhe Qipro.

Ndërkaq, Gjibraltari pas eliminimit të sotëm zbret në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Back to top button