#LIVE – Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

(Lajm i përditësuar)

Në orën 19:00 ka përfunduar periudha e votimit për zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë të diel në Kosovë.


Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

-Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

-Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme. 

-Për zgjedhjet lokale janë certifikuar 5.626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale.

-Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në garë janë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

-Votuesit duhet të plotësojnë dy fletëvotime në kabinën e votimit: një për kryetarin e komunës dhe një tjetër për kandidatin për kuvendin komunal, duke shënuar numrin e kandidatit dhe subjektin politik me të cilin ai garon.

 


KQZ: Dalja deri në orën 17:00 është 32.20 për qind

Deri në orën 18:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale në Pejë është 34 mijë e 430 ose 28.64 për qind.

Deri më tash janë proceduar të dhënat e daljes së votuesve nga 137 vendvotime nga gjithsej 140 ose 97,86%.

Numri i përgjithshëm në listën e votuesve në Pejë është 120 mijë e 204, sipas listës zyrtare të KQZ-së

Në këto rezultate nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe ata me postë.

Në garë për kryetar të ri të Pejës janë Gazmend Muhaxheri LDK, Ali Berisha AAK, Arta Nallbani PDK, Taulant Kelmendi Lëvizja Vetëvendosje, Reshat Nurbolja Alternativa, Vehbi Avdullahaj Nisma, Senad Daciq nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), Jeton Abazaj dhe Gani Veselaj.

Vendvotimet mbyllen në orën 19:00, sikur në të gjitha komunat e tjera të Kosovës.

Sot Kosova po mban zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe kuvende komunal


Një 18-vjeçare lirohet pas intervistimit nga Policia

Një 18-vjeçare është shoqëruar në Polici, e cila dyshohet për fotografim të votës gjatë procesit të votimit.

Pas intervistimit në Polici, 18 vjeçarja është liruar.


KQZ: Dalja deri në orën 17:00 është 32.20 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat. Sipas web-faqes së KQZ-së, deri në orën 17:00 kanë votuar 32.30 për qind e votuesve.

Dalja më e lartë është në komunën e Mamushës me 64.61 për qind, ndërkaq ajo më e ulëta në Skenderaj me 23.61 për qind.


KQZ: Deri në ora 15:00, votuan 25.21% e qytetarëve 

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 është 25.21% apo 510, 525 votues.

Për përiudhën e njëjtë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021 kishin votuar 26.95% e votuesve.

Konferenca e ardhshme e KQZ do të mbahet në ora 19:30.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

Të drejtë vote kanë 2 milionë e 25 mijë e 105 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit./21Media


​Ambasadori britanik vëzhgon nga afër zgjedhjet në veri

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves bëri të ditur se ka vizituar disa qendra të votimit në veri të Mitrovicës dhe Zveçan – komuna këto të banuara me shumicë serbe.

“Është shumë bukur të shoh njerëz që dalin dhe marrin pjesë në këto zgjedhje lokale shumë të rëndësishme për Kosovën”, tha ambasadori britanik përmes një video të publikuar në “Facebook”.

Ai njoftoi se do të vizitojë edhe pjesë të tjera të Kosovës sot kur po votohet për zgjedhjet lokale në 38 komuna.

“Ambasada Britanike ka ekipe në të gjithë vendin dhe jam shumë i kënaqur të shoh se si po zhvillohet kjo në të gjithë vendin dhe shpresoj të shoh shumë njerëz duke votuar dhe duke marrë pjesë”, tha ai.


Një person shoqërohet nga Policia në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime

Një person është shoqëruar nga Policia gjatë pasdites në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se i njëjti pas verifikimeve është liruar.

“Ju njoftojmë se një person nga shkolla “Naim Frashëri ” në Shtime është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime. Pas verifikimeve i njëjti është liruar. Në konsultim me prokurorin e shtetit është liruar pa ndonjë inicim të ndonjë rasti ndaj tij”, tha Veseli. /21Media


Policia po trajton tri raste për fotografim të votës, nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës është duke trajtuar tri raste për fotografim të votës në rajonin e Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti. /21Media


Banoren e Rahovecit e “fluturojnë” në Junik

Një banore nga Ratkoci i komunës së Rahovecit, që përherë ka votuar në Ratkoc, i del vendvotimi në komunën e Junikut.

Këtë për RTV21 e konfirmoi vëshguesi i Demokracia në Veprim DnV, Naser Lajçi./21Media


Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka vizituar qendra të votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.

Përmes një postimi në “X” Bashkimi Evropian në Kosovë ka njoftuar se Orav iu bashkua kolegëve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve

Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën.

“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, iu bashkua #Diplomaticwatch për Zgjedhjet Lokale të sotme së bashku me kolegët e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Orav tha se këto vizita i ofruan pasqyrë të vlefshme të procesit.

“Vizitat në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovica Veriore ofruan një pasqyrë të vlefshme të procesit”, tha ai.

Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.

Deri tani në nivel vendi kanë votuar 33 mijë e 85 qytetarë nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, apo 16.45% në tërë territorin e Kosovës.


KQZ: Deri më tani 16.37% e qytetarëve kanë dalë për të votuar

Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 ishte 16.37 për qind apo 331 mijë e 511 votues.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

Të drejtë vote kanë 2 milionë e 25 mijë e 105 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit./21Media


Radoniqi: Deri më tani nuk janë raportuar parregullsi që cenojnë integritetin e zgjedhjeve

Procesi i votimit në zgjedhjet e sotme po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa ndonjë incident apo parregullsi që do të mund të cenonte integritetin e zgjedhjeve. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke u mbështetur në informacionet e siguruara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se trupa zgjedhore në terren dhe institucionet përgjegjëse janë në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në, me qëllim të sigurimit të një procesi të mbarë dhe në përputhje me ligjin dhe rregulloret zgjedhore.


Deri në orën 11:00 votuan 7.84% të votuesve

Deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 7.84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 2 milionë e 25 mijë e 105 persona që janë në Listën e votuesve, deri në orën 11:00 kanë votuar 158 mijë 691 qytetarë.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga procesimi i 94,00 për qind të vendvotimeve.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 pjesëmarrja për periudhë të njëjtë ishte 8.2%./21Media


Raportohet një rast i fotografimit të votës në Junik

Në qytetin e Junikut, Qendra e Votimit në shkollën “Edmond Hoxha”, Prokuroria Themelore e Pejës ka intervistuar komisionerët për një rast të dyshuar për fotografim vote.

Drejtori i kësaj shkolle njëherësh edhe menaxher i kësaj qendre të votimit, Bekim Gaxherri për RTV21 e ka konfirmuar këtë rast.

“Sipas informatave që kam nga vend votimi, në një vend votim ka ndodhur një fotografim vote dhe menjëherë është lajmëruar rasti edhe është gjithqka në rregull, nuk kam informata më tepër”, tha Gaxherri. /21Media


KQZ publikon platformën për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrje në votime

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.

Linku për të shikuar online këto statistika është: https://resultslocal2025.kqz-ks.org.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të subjeketeve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale bëhet në Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.

KQZ thotë se ka bërë përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo qendër votimi dhe vendvotim.


Procesi i votimit në komunat veriore të Kosovës po shkon pa probleme

Në katër Komunat në veri të vendit procesi i votimit po shkon pa ndnjë problem të madh.

Vëzhguesi i DnV-së, Dushan Radakoviq i tha RTV21 se votimi po ecën pa problem duke përjashtuar disa probleme teknike.

Ai tutje foli edhe për votimin e organizuar të Listës Serbë duke thënë se kjo nuk ka ndonjë problem sepse sipas tij vetëm rugëtimin e bëjnë bashkë pastaj ndahen nëpër vendvotimet ku janë. Megjithatë, vëzhguesi tha se kjo i mbetet KQZ-së. 21Media


Komisionerët në veri “ngrisin zërin” kundër mediave

Komisioner shqiptarë e serbë kanë reaguar ashpër ndaj ekipeve të mediave të cilët ndodheshin në njërën nga shkollat ku votonin përfaqësues të Listës Serbe.

Ata qëndronin në njërën nga klasat, derisa një komisioner serbë reagonte duke thënë që mos të kalojnë në atë pjesë, derisa komisionerja shqiptare kërkonte që mos t’i ofroheshin.

Aty përfaqësues të Listës Serbe votuan në mënyrë të organizuar dhe një grup qytetarësh.


Për ta mbrojtur votën e lirë, sot 100 prokurorë të shtetit po qëndrojnë kujdestarë

Për zgjedhjet lokale, që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në njoftim thuhet se në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

“Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.


Procesi i votimit në shkollën “Hysen Rexhepi” në Prizren është i qetë

Ekipi i RTV21 raporton se procesi i votimit në shkollën “Hysen Rexhepi” në Prizren është i qetë.

Në këtë qendër votimi drejt vote kanë mbi 5 mijë e 305 votues, me 6 vend votime /21Media


Qytetarët e Kamenicës iu drejtohen kutive të votimit

Në Komunën e Kamenicës të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë dhe deri më tani gjithçka është duke shkuar në rregull.

RTV21 raporton nga shkolla e mesme profesionale “Andra Durrsaku” ku votojnë rreth 2 mijë e 900 qytetarë.

Kamenica numëron gjithësej 29 qendra votimi./21Media


Mungesë e librave të statistikave në Fakultetin e Filologjisë, kryesuesit e vendvotimeve shkruajnë në fletë të bardha

Në Fakultetin e Filologjisë, qendrës së votimit me numër 1906, të gjitha vendvotimet kanë pasur mungesë të librit të statistikave.

Për këtë është dashur që të gjindet alternativ dhe kryesuesit e vendvotime statistikat i shkruajnë në fletë të bardha.

Kështu ka njoftuar për kp, kryesuesi i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj i cili më tej tha se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë.

Fakulteti i Filologjisë i ka nëntë vendvotime dhe llogaritet të jetë ndër qendrat më të mëdha të votimit në Prishtinë.

Në gjithë kryeqytetin të drejtë vote kanë mbi 224 mijë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.


Rreth 27 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë

Nga krahasimi i listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025 me Listën e votuesve të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me 9 shkurt 2025, rezulton se lista e votuesve për këto zgjedhje përmban 37,499 votues më shumë.

Nga ky numër i përgjithshëm i votuesve të rinj, 10,700 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Registrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës dhe 26,799 votues janë të rinj që pas Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale 2025.


Qytetari në Mitrovicë mbetet pa votuar, nuk e gjeti vendvotimin

Një qytetar shkoi për të votuar në shkollën “Migjeni” Mitrovicë të Jugut, megjithatë nuk e ushtroi të drejtën e tij me arsyetimin se nuk e kishte emrin në atë vendvotim, raporton RTV21.

“Në këtë shkollë jam kanë, tash nuk isha sivjet, ku me lyp… tash me dalë me lyp 2 orë emrin e mbiemrin…s’di ku me shku”, tha qytetari për RTV21.

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.

Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë.

Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ.

Në çdo komunë, KQZ ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht./21Media


Qytetarët në Mitrovicën e Veriut votojnë në grup

Një numër i qytetarëve serbë janë grumbulluar në sheshin kryesore në Komunën e Mitrovicës së Veriut “Korzo” afër “Car Lazarit”.

Ata janë organizuar nga Lista Serbe dhe në mënyrë të organizuar dhe kundërligjshëm pritet të votojnë në mënyrë të organizuar.

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas këtij vendimi, komuniteti serb ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në vitin 2024, në përputhje me thirrjet e Listës Serbe.

Largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet ka ndodhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.

Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.


Votimi në të gjitha qendrat e votimit në Podujevë ka nisur me kohë

Ekipi i RTV21 nga Podujeva raporton nga kjo komunë se janë hapur të gjitha vend votimet me kohë.

Në këtë komunë të drejt vote kanë 86 mijë e 666 qytetarë. Kurse qendra të votimit të rregullta janë 47 qendra dhe një me kusht. /21Media


Qytetarët në Mitrovicën e Veriut votojnë në grup

Një numër i qytetarëve serbë janë grumbulluar në sheshin kryesore në Komunën e Mitrovicës së Veriut “Korzo” afër “Car Lazarit”.

Ata janë organizuar nga Lista Serbe dhe në mënyrë të organizuar dhe kundërligjshëm pritet të votojnë në mënyrë të organizuar.

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas këtij vendimi, komuniteti serb ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në vitin 2024, në përputhje me thirrjet e Listës Serbe.

Largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet ka ndodhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.

Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.


Elezi: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për fillimin e votimit për zgjedhjet lokale ka thënë se votimi në gjitha qendra e votimit në Kosovë na nisur me kohë.

“Duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga ana e KQZ-së, procesi i votimit për zgjedhjet për kryetar të komunave dhe për kuvendet komunale ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, me përjashtim të ndonjë vonese në ndonjë vend votim të caktuar“, tha Elezi në konferencën për media.

Ndër të tjera ai shtoi se janë 948 qendra të votimit në Kosovë.

“Sot procesi i votimit zhvillohet në 948 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 600 e 25 vend votime, prej të cilave 910 janë qendra të rregullta të votimit me 2 mijë e 571 vend votime, ndërkaq 38 qendra të tjera nga një për çdo komunë me 54 vend votime janë hapur për të mundësuar votimin me kusht, deklaroi ai. /21Media


KQZ apelon qytetarët që të marrin me vete dokumentet e vlefshme për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që para se të shkoni në vendvotim, të kontrollojnë se ku e kanë vendvotimin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KQZ apelon qytetarët që të kenë kujdes që të marrin me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes

“Gati për të votuar? Para se të shkoni në vendvotim, kontrolloni ku votoni, https://qv.kqz-ks.org Shkruani datën e lindjes dhe numrin personal – menjëherë shfaqet qendra juaj e votimit! Mos harroni të merrni me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes”, thuhet në apel. /21Media


Hapen me kohë të gjitha qendrat e votimit në Pejë

Ekipi i RTV21 raporton se votimi në qendrat e votimit në Komunën e Pejës ka filluar me kohë.

Në zgjedhjet e rregullta lokale të 12 tetorit në qytetin e Pejës të drejtë vote kanë 122 mijë e 99 votues, prej tyre 120 mijë e 204 janë votues brenda Kosovës dhe 1897 votues jashtë Kosovës.

Kjo komunë ka gjithsej 30 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime dhe 1 qendër e votimit me kusht./21Media 


Radoniqi fton qytetarët të dalin në votim: Presim që sot të dalim me rezultate preliminare

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Para mediave, ai tha se qendrat e votimit janë hapur në kohë, ku i ka ftuar qytetarët të dalin në votim për të shprehur vullnetin e tyre të lirë.

“Kjo qendër e votimit në Pejë është hapur dhe unë besoj që edhe të gjitha qendrat tjera në Republikën e Kosovës janë hapur deri tani. Ftoj të gjithë qytetarët të dalin në votim, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, të shprehin vullnetin e tyre të lirë në këto zgjedhje për të cilat KQZ ka punuar 6 muaj. Kemi bërë përgatitje të shumta, kemi ndryshime në proces sipas ligjit që ka hyrë në fuqi në vitin 2023. Kemi përmirësuar platformën për të cilën në këto zgjedhje presim që sonte të dalim me rezultate preliminare disa orë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Edhe qendra komunale të numërimit të gjitha janë të pajisura me pajisje për numërim dhe presim që nesër të nisim procesin e numërimit për asambleistë”, tha Radoniqi.

Për platformën e KQZ-së, ai tha se për numërim kanë pasur mbështetjen e ambasadës britanike.

“Kemi mbështetjen e ambasadës britanike për ndërtimin e platformës që sa i përket qendrave komunale, të gjitha përgatitjet janë bërë dhe presim që nesër të fillojë numërimi në të gjitha komunat”, theksoi kryetari i KQZ-së.


Hapen të gjitha qendrat e votimit në Deçan

Të gjitha qendrat e votimit në komunën e Deçanit janë hapur me kohë. Kjo është konfirmuar për kp nga ushtruesi i detyrës së zyrtarit ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Fatmir Cacaj i cili tha se materiali sensitiv zgjedhor është shpërndarë me kohë.

“Të gjitha qendrat e votimit në Deçan janë hapur me kohë, edhe materiali sensitiv zgjedhor është shpërndarë me kohë”, tha ai.

Në garë për të parin e Deçanit janë Faton Selmanaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Jetmir Prekalla nga Partia Demokratike e Kosovës, Jeton Mushkolaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Natyra Kuçi nga Pastia Socialdemokrate, Shkumbin Demakuja nga Iniciativa Demokracia dhe Shefqet Tolaj nga Guxo.

Në komunën e Decanit të drejtë vote kanë 43 mijë e 759 qyetetarë prej tyre 41 mijë e 444 janë votues brenda në Kosovë dhe 2 mijë e 320 votues nga diaspora.

Votimi për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në këtë komunë organizohet në 14 qendra të votimit me gjithsej 50 vendvotime të rregullta dhe 1 vendvotim me kusht.

Në zgjedhjet e kaluara lokale garën për të parin e Deçanit e fitoi Bashkim Ramosaj nga AAK./kp


Në Gjilan ka nisur me kohë procesi i votimit në qendrën “Abaz Ajeti”

Në komunën e Gjilanit ka filluar votimi me kohë. Ekipi i RTV21 nga kjo komunë ka thënë se interesimi i votuesëve është mjaft i lartë.

Drejtori i shkollës “Abaz Ajeti” , Arsim Bejtullahu për RTV21 tha se në këtë qendër kanë drejt vote 13 mijë e 921 votues me të drejt vote, duke shtuar se fluski i votuesve mund të shihet rreth orës 11:00.

“Kjo qendër votimi është hapur me kohë, vend votimi po rrjedh në mënyrë normale. Në këtë qendër kanë drejt vote 13 mijë e 921 votues me të drejt vote”, tha ai. /21Media


Votimi në Drenas filloi me kohë

Votimi në qytetin e Drenasit ka filluar me kohë.

Ekipi i RTV21 është duke qëndruar në këtë komunë, ku do të sjell çdo detaj nga procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Në këtë komunë kanë të drejtë vote 58 mijë e 15 votues, me 73 vendvotime dhe një me kusht. /21Media


Qendra më e madhe e votimit në Prishtinë, gati për votim

Votimi ka filluar me kohë në Shkollën Fillore Ismail Qemajli” në Prishtinë.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Mimoza Krasniqi për RTV21 ka thënë se votimi në këtë shkollë ka filluar në ora 7:00, teksa shtoi se në këtë pikë votimi kanë drejtë votimi afër 10 mijë votues.

“Qdo qytetarë i cili dëshiron të votojë pyet se ku është në cilën vend votim dhe këta i orientojn. Jemi vetëm dy persona, besoj që KQZ ishte dashtur të shtoj numrin e stafit tjetër por të shohim se si po kalojn gjërat”, tha ajo. /21Media


Voton Kreshnik Radoniqi

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka hedhur votën në qendrën e votimit “Lidhja e Pejës” në qytetin e Pejës. /21Media


Fillon votimi në Vushtrri

Votimi në qendrat e votimit në komunën e Vushtrrisë ka filluar me kohë.

Ekipi i RTV21 nga atje ka thënë se në qendrën kryesore të votimit në Shkollën e Mesme të Lartë profesionale “Bahri Haxha” në të cilën kanë të drejtë votimi 12 mijë e 80 qytetarë të cilët do të mund të votojnë. /21Media


Këto janë adresat e 38 Qendrave të Votimit për votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, në çdo komunë është caktuar nga një Qendër Votimi.

Pra, më 12 tetor, do të hapen 38 Qendra Votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime.

Në Zgjedhjet Lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ.

KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët e kanë emrin në listën votuese, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt.

Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara.

Kjo është lista dhe adresat e Qendrave të Votimit për votimin me kusht më 12 tetor 2025:


Kosova voton

Qytetarët e Kosovës sot i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale.

Zgjedhje mbahen në 38 komuna të Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ekipet e RTV21 gjenden në komunat nga ku do ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim.

Back to top button