Liverpool-i vetëm për fitore kundër Southamptonit, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes skuadrës së Southampton-it dhe gjigantit anglez Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e 37 të Premier Ligës.
Liverpool-i do të synojë me çdo kusht fitoren sot si mysafirë në stadiumin “St. Mary”, në mënyrë që të vazhdojë ende ëndrrën drejt titullit të ligës.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp e mposhtën në finale të FA Cup skuadrën e Chelsea-t me rezultat 6:5 në penallti, kurse Southampton-i pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Brentford-i.
Momentalisht, Liverpool-i zë vendin e dytë me 86 pikë, krahas Southamptonit që renditet në pozitën e 15 me vetëm 40 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Southamptonin nuk do të paraqiten Livramento, Armstrong dhe Forster, kurse te Liverpool-i mungojnë Salah, Van Dijk dhe Fabinho.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Southampton (4-4-2): McCarthy; Walker-Peters, Stephens, Lyanco, Salisu; Diallo, Ward-Prowse, Redmond, Elyounoussi; Tella, Broja
Liverpool (4-3-3): Alisson; Gomez, Matip, Konate, Tsimikas; Milner, Jones, Elliot; Minamino, Jota, Firmino.

Back to top button