Liverpooli bëri hap të madh drejt fazës tjetër, Bayerni ndalet me barazim nga Salsburgu
Liverpooli ka bërë një hap të madh drejt fazës së 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Interit si mysafir me rezultat 2-0.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë me Roberto Firminon dhe Mohamed Salah që i dhanë goditjen e madhe skuadrës së Simone Inzaghit.
Nga ana tjetër, Bayerni i Munihut ka marrë një barazim të vonshëm ndaj Saslbugut duke barazuar në 90’ me golin e Coman, pasi vendasit ishin në epërsi nga minuta e 21’ Adamus.
Sfidat kthyese të këtyre ekipeve do të zhvillohen më 8 mars.