Liverpooli konfirmon largimin e katër yjeve

Liverpooli ka konfirmuar se Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain do të largohen nga klubi pas skadimit të kontratave të tyre këtë verë.

Katërshja në fjalë do të nisin kapituj të rinj në karrierën e tyre pas përfundimit të sezonit 2022-23, pasi i ka ndihmuar “Reds” të ngrenë një mori trofeshë gjatë periudhës të tyre në “Anfield”.

Të katër luajtën rolin e tyre në fitoren e skuadrës së Jürgen Klopp në Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube FIFA në vitin 2019, përpara se të bëheshin skuadra e parë e Liverpoolit që fitoi titullin e ligës pas 30 vjetësh, pasi ata mblodhën 99 pikë në sezonin 2019-2020.

Të katër lojtarët do të largohen me mirënjohjen dhe vlerësimin e klubit për kontributin që kanë dhënë.

Back to top button