Liverpooli merr tri pikë dhe kualifikohet tutje

Derbin kryesor të ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve e ka fituar Liverpoli që e ka mposhtur rivalin kryesor të Grupit B, Atletico Madridit me rezultat të pastër 2-0 në “Anfield Road”.
Golat për skuadrën e Jurgen Klopp u shënuan Diego Jota dhe Sadio Mane.
Fitore të rëndësishme ka regjistruar edhe Interi që e ka mposhtur Sheriff Tiraspolin me rezultat 3-1 dhe me golat e realizuar nga Brozovic, Skriniar dhe Sanchez.
Ajaxi ka marr një fitore të madhe në derbin e grupit C duke e mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat minimal 3-1 për të kaluar kështu në vendin e parë në këtë grup.
Me fitore nga ndeshjet e sotme dolën edhe Manchester City që triumfoi ndaj Club Brugge me rezultat 4-1 dhe Sportingu që fitoi ndaj Besiktasit me rezultat të thellë 4-0, ndërsa PSG u ndal me barazim 2-2 nga skuadra gjermane RB Leipzig.
Këto janë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të së mërkurës:
Milan-Porto 1-1
Real Madrid-Shakhtar 2-1
Dortmund-Ajax 1-3
Liverpool-Atletico Madrid 2-0
Manchester City-Club Brugge 4-1
RB Leipzig-PSG 2-2
Sheriff Tiraspol-Inter 1-3
Sporting-Besiktas 4-0.

Back to top button