Liverpooli në finale të Ligës së Kampionëve
Liverpooli është skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22 pasi e ka eliminuar Villarrealin me rezultat të përgjithshëm 5-2 nga të dy ndeshjet.
Sfida kthyese e zhvilluar në stadiumin “La Ceramica” përfundoi me rezultat 3-2 në favor të skuadrës angleze e cila bëri përmbysje të rezultatit pasi ishte në disavantazh preh dy golave, transmeton KosovaPress.
Villarreali shënoi dy gola në pjesën e parë. Në minutën e tretë realizoi Dia për 1-0 dhe më pas Coquelin e dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të.
Pjesa e dytë i takoi e gjitha skuadrës së Jurgen Klopp e cila hyri fuqishëm në pjesën e dytë dhe realizoi tre gola. Fillimisht braziliani Fabinho në minutën e 62’ dhe vetëm pesë minuta më vonë Luiz Diaz shënoi për 2-2 duke e barazuar rezultatin e ndeshjes.
Golin e fitores së madhe të Liverpoolit e shënoi Sadio Mane pas një kundërsulmi të shpejtë.
Kështu Liverpooli ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve dhe e kundërshtarin e saj do ta mësojë nesër nga gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt.