
Liverpooli në krizë me lëndime, e konfirmon Klopp
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencën e sotme për media ka përditësuar për situatën me lëndime që e ka kapluar skuadrën e tij. Diogo Jota dhe Curtis Jones u lënduan në fitoren 4:1 kundër
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencën e sotme për media ka përditësuar për situatën me lëndime që e ka kapluar skuadrën e tij.
Diogo Jota dhe Curtis Jones u lënduan në fitoren 4:1 kundër Brentfordit, kurse Alisson nuk u paraqit pasi që thuhej se ai ishte lënduar.
Spekulimet për Alisson dolën të vërteta, ndërsa Klopp e ka konfirmuar se edhe Trent Alexander-Arnold dhe Dominik Szoboszlai ende nuk janë rikuperuar nga lëndimet e tyre.
“Diogo Jota ka problem me gjurin e tij, ai mungon, me të rikuperimi do të marr më shumë se një muaj. Alisson ka lëndim në muskul, ai mungon. Curtis ka problem me ligamentin e ashtit, gjithashtu mungon. Trent dhe Szoboszlai ende nuk janë të gatshëm”, tha Klopp.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






