Liverpooli ngjitet në vendin e dytë në Premier Ligë

Liverpooli ka marr një fitore të lehtë në xhiron e 12-të të Premier Ligës duke e mposhtur Brentfordin me rezultat 3-0.
Ishte Mohamed Salah që shkëlqeu për skuadrën e Jurgen Klopp në këtë ballafaqim. Sulmuesi nga Egjipti realizoi dy gola në minutat 39’ dhe 62’, ndërsa për rezultatin final (3-0) realizoi portugezi Diogo Jota.
Më këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa ka edhe Manchester City si lider në vendin e parë.