Liverpooli sot e mëson rivalin e finales së Ligës së Kampionëve

Liverpooli të martën e siguroi finalen e Ligës së Kampionëve pas e mposhti Villarrealin edhe në ndeshjen kthyese duke bërë përmbysje të rezultatit nga 2-0 në 3-2 dhe kështu e eliminoi skuadrën spanjolle me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Skuadra e Jurgen Klopp do ta mësojë sot rivalin e tyre të finales së madhe që do të dalë nga ballafaqimi ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt që do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Është skuadra e Pep Guardiolas ajo që hyn në këtë ndeshje me epërsinë e një goli nga ndeshja e parë të cilën “Citizens” e fituan me rezultat 4-3 javën e kaluar në “Etihad Stadium”.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 28 maj.

Back to top button