Liverpooli synon vetëm fitoren kundër Ajaxit, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Liverpoolit dhe Ajaxit, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në xhiron e kaluar, Liverpooli u mposht 4:1 nga Napoli, kurse Ajaxi shënoi fitore me rezultat 4:0 ndaj Rangers.
Skuadra e Jurgen Klopp do ta kërkojë me çdo kusht fitoren, dhe të arkëtojë pikët e para të këtij edicioni të ri të Ligës së Kampionëve.
Takimi fundit mes Liverpoolit dhe Ajaxit daton në muajin dhjetor të vitit 2020, ku asokohe gjiganti anglez shënoi fitore me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Henderson, Jones, Keita, Konate, Oxlade-Chamberlain, Ramsay dhe Robertson, kurse te Ajaxi mungon vetëm Wijndal.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Elliot, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Diaz
Ajax (4-3-3): Pasveer; Blind, Bassey, Timber, Rensch; Taylor, Alvarez, Berghuis; Berwijn, Kudus, Tadic.

Back to top button