Lladrovci e quan lajm jo të mirë dorëheqjen e Sejdi Hoxhës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar dorëheqjen e kryetarit të degës së PDK-së në këtë komunë, Sejdi Hoxha.
Sipas Lladrovcit dorëheqja e Sejdi Hoxha nuk është lajm i mirë, e aq më pak në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij.
”Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale. Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale. Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij”, ka shkruar Lladrovci në facebook./21Media

Back to top button