Lladrovci flet pas kërcënimit që iu bë

Kreu i Drenasit u kërcënua në rrjete sociale

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u kërcënua online para dy ditëve.

Rastin e konfirmoi sot Lladrovci, i cili bëri të ditur se kërcënimet i ka përcjell te organet e rendit.

I pari i Drenasit përmes facebookut u shpreh se veprimet e tjera janë në dorë të organeve të rendit.

“Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social. Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre. Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre.”, shkroi Lladrovci në facebook./21Media

Back to top button