Lladrovci fton qytetarët të ndihmojnë vajzën 24 vjeçare të gjejë prindërit e saj biologjik

Pas 24 vitesh, vajza e gjetur nga policia në udhëkryqin Orllat-Llapushnik, po i kërkon prindërit e saj biologjikë, vajzë të cilën sot e ka takuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.