Lladrovci pret që Kryetari Krasniqi dhe PDK ta zyrtarizojnë kandidaturën e tij në Drenas

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka deklaruar se pret që Partia Demokratike Kosovës dhe Kryetari Memli Krasniqi ta zyrtarizojnë kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit.

Lladrovci ka shkruar se “vendimi i Kryesisë të Degës së PDK-së më 9.6.2025 ishte i qartë, 41 ishin për kandidaturën time për kryetar komune edhe një mandat, një kundër dhe një abstenim”. Sipas kryetarit aktual, ky është rast për reflektim brenda strukturave dhe vullnetin politik të nivelit lokal.

“E kam deklaruar se është në dorë të Kryetarit Krasniqi dhe Kryesisë së PDK-së të bëj emërimin zyrtar të kandidaturës time si përfaqësues i PDK-së, si themelues i PDK-së, ish deputet dhe kryetar i komunës nga viti 2016, gjashtë herë kampion i qeverisjes së mirë nga shtatë vitet e ekzistencës së garës për performancën komunale”, ka shtuar ai.

Tutje Lladrovci ka ironizuar duke thënë se “Dada Razë” nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Drenas nëse kandidohet nga PDK.

“Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë”, i fiton zgjedhjet kur kandidohet nga PDK në Drenas, nuk qëndron, sepse, si asnjë degë e PDK-së në Kosovë, Dega në Drenas kishte ballafaqime mjaft sfiduese. Uniteti në degën e PDK-së, ishte i konfirmuar me zgjedhjet nacionale, duke arritur 19.614 vota, si asnjë herë më parë. Qytetari i komunës së Drenasit i nderon veprat, andaj, në qetësi mirëpres vendimin e Kryetarit Krasniqi dhe të Kryesisë së PDK-së”.

Back to top button