Lladrovci: Rruga e vetme e bllokuar është rruga Drenas-Guri i Plakës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci ka njoftuar se e vetmja rrugë që aktualisht është e bllokuar në këtë komunë është rruga Drenas-Guri i Plakës, derisa sipas tij rrugët tjera të cilat kanë qenë të bllokuara, janë të kalueshme, por Lladrovci ka porositur për kujdes.
“Angazhimet me prioritet për ujin te Lokalet e reja, afër Stacionit të Autobusëve po japin rezultat dhe së shpejti situata do të përmirësohet.Qytetarë të nderuar,Respektoni vendimet e organeve kompetente, jepni ndihmë ku mundeni për tejkalim të situatës dhe shtoni kujdesin!”, ka shkruar LLadrovci./21Media