Lladrovci tregon për gjendjen nga vërshimet në Drenas

Kryeari i Komunës së Drenasit , Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vërshimeve që kanë kapluar këtë komunë,

Ai ka thënë se dalja në magjistrale po bëhet përmes rrugëve alternative.
Sipas tij, qindra hektarë tokë janë të vërshuara dhe rryma është ndërprerë për shkak të rrezikut tej trafoja kryesore të komunës.

“Komuna jonë po përjeton vërshime për tu mbajtur mend. Nga mëngjesi, niveli i ujit është rritur vazhdimisht, me ç’rast, ka vërshuar dhjetëra shtëpi, biznese dhe hapësira publike.
Rrugët janë ndërprerë për qarkullim në drejtim të Komoranit, te Trafoja dhe te ura e Bucollëve, vështirësi po paraqiten edhe te ura e Shtrubullovës. Dalja në magjistrale po bëhet me rrugë alternative.Qindra hektarë tokë janë të vërshuara, derisa rryma është ndërprerë për shkak se po rrezikohet Trafoja kryesore e komunës tonë, priten vështirësi edhe për furnizimin me ujë., ka thënë Lladrovci.

“Falënderoj Presidentën, Osmani-Sadriu për gatishmërinë e përkrahjes, ministrat në detyrë të linjës, z. Elbert Krasniqi dhe z. Hysen Durmishi, AME-në, qytetarët për solidaritetin për ndihmën me mjete personale, zyrtarët e komunës dhe institucionet tjera që janë të angazhuara për tejkalimin e gjendjes.

Falënderoj të gjithë ata që më telefonuan dhe me mesazhe po shfaqin brengosje për qytetarët dhe pronën e vërshuar në komunën e Drenasit.

Mbesim të angazhuar me të gjitha mundësitë për të qenë në nivel të detyrës.
Ftoj qytetarët për kujdes të shtuar dhe të respektojnë ndalesat e organeve kompetente për qarkullim në disa rrugë.”, ak përfunduar ai

Back to top button