​Llapi dhe Drita përballen sot në “Zahir Pajaziti”

Llapi dhe Drita do ta mbyllin xhiron e tretë të Albi Mall Superligës me përballjen e tyre të sotme në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me fillim nga ora 16:30.

Takimi ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të kampionit në fuqi, Dritës.

Skuadra llapjane ka nisur sezonin me vështirësi, duke grumbulluar vetëm një pikë në dy ndeshjet e para, ndërsa synon ta gjejë fitoren e parë para tifozëve të vet. Nga ana tjetër, edhe Drita ka pësuar një humbje dhe kërkon rikthimin në rrugën e sukseseve.

Back to top button