Llapi kampion i Kupës së Kosovës

 

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës për sezonin 2021/22 pasi e mundi në finale Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive.

90 minuta mes Dukagjinit dhe Llapit në “Fadil Vokrri” nuk sollën fituesin e Kupës së Kosovës dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në 30 minuta vazhdime u shënuan dy gola..

Të parët në epërsi kaluan Dukagjini me golin e Merlakut në minutën e 113’. Por, krejt në fund të takimit, për ta dërguar këtë sfidë në penallti, në minutën e 120’ shënoi Prenci.

Nga penalltitë, Dukagjini gabuan dy herë, Llapi vetëm njëherë dhe arriti që të triumfojë 4-3 për të siguruar edhe daljen në Evropë.

Back to top button