Llapi nënshkruan me Agron Kolajn

KF Llapi dhe portieri Agron Kolaj kanë finalizuar të gjitha procedurat e regjistrimit dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për tre vjetët e ardhshme.
Kolaj, 21 vjeçar, vjen si përforcim për portën e KF Llapit pas një eksperience dy vjeçare tek ekipi pejan, Besa, tek të cilët ishte pjesë e pa diskutueshme e përbërjes startuese.
“Ekipi ynë dhe portieri përspektiv kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e kontratës tre vjeçare. Kolaj është bashkuar me ekipin dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e shtabit teknik. Transferimin e Kolajt e ka kërkuar tash e disa kohë trajneri Batatina, i cili i dëshiroj mirëseardhje numrit 12 të ri të skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit./21Media

Back to top button