Ai tha se ka filluar disa procedura tashmë për aktivizimin e këtij aeroporti

Ai tha se ka filluar disa procedura tashmë për aktivizimin e këtij aeroporti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka qëndruar në Komunën e Gjakovës, me ç’rast ka vizituar dy kompanitë publike, ‘KRU Gjakova’ dhe Aeroporti i Gjakovës, ku me menaxhmentin e tyre ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ato.

Gjatë vizitës në Ujësjellësin Rajonal Gjakova,  Lluka u informua nga Kryeshefi Ismet Ahmeti rreth gjendjen aktuale dhe planeve për zhvillim të kësaj ndërmarrje publike, e cila humbjet në rrjet nga 70% në vitin 2011 i ka ulur në 47% këtë vit, me synim që ato të arrijnë në normat e Bashkimit Evropian që është rreth 8 – 12 për qind.

Ai tha se ka filluar disa procedura tashmë për aktivizimin e këtij aeroporti dhe aktualisht janë duke shikuar formën më të mirë ligjore që është e mundur.

“Besoj që shumë shpejt, jo më tepër se gjysma e vitit të ardhshëm ne të jemi në gjendje të kemi diçka konkrete rreth procedurave të aktivizimit të këtij aeroporti’, tha Lluka.

Kreu i MZHE-së, tha se nuk përjashtohet mundësia që Aeroporti i Gjakovës t’i jepet në shfrytëzim kompanisë turke “Limak”, e cila menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi kjo që nuk kërkon investime nga ana jonë dhe kërkon vetëm një partneritet shtesë, një partneritet publik-privat./21Media