Lluka flet me përfaqësuesit e BB-së për energjinë elektrike

U diskutua edhe për përkrahjen e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të Kosoovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe drejtorin Global për Energji në Bankën Botërore, Riccardo Puliti , me të cilët kanë diskutuar për projektet energjetike në Kosovë dhe përkrahjen e këtij institucioni drejt zhvillimit ekonomik të vendit, me fokus zhvillimin e sektorit energjetik.

“Sot do të shoqëroj këtë delegacion të nivelit të lartë në takime të ndara me ministrin Hamza dhe kryeministrin Haradinaj”, ka shkruar Lluka në facebook.

Back to top button