Lluka: Zgjidhja ideale për Telekomin është privatizimi

Sipas ministrit  Telekomi vazhdimisht këto vitet e fundit ka qenë në gjendje të keqe

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është shprehur se Telekomi i Kosovës është pranë falimentimit për arsye, siç thotë operimit me humbje rreth 15 milionë euro në vit.

Ndërsa shqetësuese për të që e bllokon tërësisht Telekomin është dërgimi tek përmbaruesi vendimi i gjykatës për kontratën me Z- Mobile.

Sipas tij, Telekomi vazhdimisht këto vitet e fundit ka qenë në gjendje të keqe, për shkak të mbi punësimit dhe shumë çështje të tjera. Zgjidhja ideale, për ministrin Lluka është privatizimi, ku përsëriti se janë katër kompani ndërkombëtare për privatizim.

Për shkëputjen e kontratës me Z Mobile, Lluka tha se si ministër, nuk e ka autoritetin për shkëputje të kontratave të njëanshme me këtë kompani. Të gjitha këto, ministri i tha gjatë raportimit të tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për Telekomin. Kryesuesi i komisionit hetimor, Visar Ymeri tha se duhet vlerësim i tërësishëm për Telekomin e në veçanti për kontratat që ka bërë.

Pikërisht për këto, ai i kërkoi ministrit Lluka që të bëjë një analizë si ministër i linjës, për gjitha kontratat me palët e treta.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu kërkoi të dijë se pse nuk po zbatohet rezolutat e miratuar vitin e kaluara, sa i përket Telekomit. Pasi, siç konsideron ajo nuk është respektuar asnjë pikë e saj.

Kurse, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj u shpreh se qysh prej fillimit është lejuar një degradim i Telekomit, në forma të ndryshme, siç thotë ai përmes mbi punësimit dhe, marketingut, dhe pagesave për objekte.

Për vlerësimin e kontratave, Lluka tha se nuk kanë bërë asnjë vlerësim të kontratave.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kërkoi informacione për 4 familjarët e anëtarit të bordit të punësuar në Telekom. Për këtë, Lluka ka tha se kanë marr vendime sa i përket kësaj. Pas ministrit, pritët të raportojë kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

Back to top button