Lluni feston ditëlindjen e 25-të

 

Reperi nga Prishtina, Leart Zymeri, i njohur me emrin skenik, Lluni është ndër më të pëlqyerit nga publiku, që nga paraqitja e tij e parë.

Lluni sot ka ditëlindjen dhe mbushi 25 vjet.

Reperi është këngëtar dhe autor i shumë këngëve hite të publikuara, ku debutimin e tij e ka bërë më 14 maj të vitit 2017, me një mixtape, të cilin e ka titulluar “BregMatic”.

Lluni është pjesë e label grupit, PINT, tashmë disa vite.

Projekti i fundit nga Lluni është ”Dopsir” i publikuar në gusht të vitit të kaluar./21Media

 

Back to top button