Londra mbështet projektin për ushtrinë e përbashkët evropiane
Britania është pro projektit për ushtrinë evropiane
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se mbështet projektin për një Shtab të Përgjithshëm ushtarak evropian, të cilit i ishte kundërvënë më parë kryesisht për çështje kuptimore.
“Ne mbështesim krijimin e MPCC-së, Kapaciteti Ushtarak për Planifikim dhe Sjellje, që njihet gjerësisht si Shtabi i Përgjithshëm ushtarak evropian”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ne kemi besim se do të finalizohet të enjten gjatë mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes në Bruksel”, vazhdoi ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?