Londra nxit vendet arabe

Johnson tha se ajo që bota duhet të shohë, është një ulje të tensioneve dhe një rritje të luftës kundër financimit të terrorizmit

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson nxiti sot vendet arabe të heqin bojkotin që i është imponuar Katarit, duke minimizuar mundësitë për një përshkallëzim ushtarak në krizën e Gjirit.

Johnson u takua sot me homologun e tij kuvajtian, sheikun Sabah Khaled Al Sabah, para se të nisej për në Katar.

“Ajo që bota duhet të shohë, është një ulje të tensioneve dhe një rritje të luftës kundër financimit të terrorizmit në rajon dhe progres drejt përfundimit të këtij bllokimi”, deklaroi shefi britanik i diplomacisë, që shprehu hapur mbështetjen e tij për Kuvajtin.

Johnson që të premten kishte qenë në Arabi Saudite, ku vlerësoi se është e pamundur që kriza aktuale të shkojë drejt një konflikti ushtarak.

Back to top button