Loredana ka ditëlindjen sot, kaq vjet mbushi
Reperja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi, njohur me emrin skenik Loredana apo Lori, sot feston ditëlindjen e 26-të.
Krijimtaria e saj artistike është e bujshme, por sa i përket mediave rozë, Lori nuk është lënë pa u bërë pjesë e tyre edhe për marrëdhënien me reperin nga Ferizaj, Mozzik.
Lori ka ndarë me ndjekësit një fotografi të tortës së ditëlindjes që i është bërë menjëherë pasi ora ka kaluar 12:00.
Një fotografi me vajzën e saj, Hanën, e çfarë do të donte më shumë Lori?

Kujtojmë se, ish çifti janë prindër të Hanës, ditë më parë vet artistja konfirmoi lajmin se është ndarë nga Mozzik, por gjithashtu tha se ata do të vazhdojnë punojnë në albumin e tyre për të cilin u përfol shumë kohë më parë, e në të njëjtën ditë, Lori dhe Mozzi publikuan bashkëpunimin e tyre “Mit mir”, e cila u mirëprit nga të gjithë./21Media