Loriana Kuka e artë në European Open

Me katër fitore, xhudistja kosovare Loriana Kuka fitoi medaljen e artë në garën e xhudos “European Open”, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Siç ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës, Xhudistja Kuka (78 kg) u kthye për herë të parë në tatami, që nga mbarimi i Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe nisi suksesshëm rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
Ndërkaq, Shpati Zekaj (-100 kg), që sikurse Loriana janë bursistë olimpik, zuri vendin e shtatë./21Media

Back to top button