Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Bakus

(Lajm i përditësuar)
Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare u eliminua në ndeshjen e parë të repesazhit nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.
Fillimisht, Kuka shënoi dy fitore të njëpasnjëshme, për t’u ndalur më pas në çerekfinale.
Kësisoj, Kosova e mbyll garimin me një medalje të argjendtë të Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Norën e hendikepoi lëndimi, i cili ia pamundësoi asaj paraqitjen në finale.
Në këtë Grand Slam u paraqitën edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena, por që nuk arritën të futeshin në zonën e medaljeve.
Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh
Loriana Kuka është ndalur në fazën çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare u mund në çerekfinale nga gjermania, Anna Monta Olek në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Paraprakisht, Kuka kishte shënuar dy fitore radhazi.
Megjithatë, Loriana ka ende shanse të fitojë medaljen e bronztë në këtë garë.
Loriana Kuka kalon në çerekfinale të Grand Slam Baku
Loriana Kuka po vazhdon me paraqitje të mira në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovar ka kaluar me sukses në çerekfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kuka në raundin e dytë e mundi xhudisten nga Guinea, Marie Branser.
Në çerekfinale, Loriana do të përballet me gjermanen, Anna Monta Olek.