Loriana Kuka fiton 260 pikë në Baku

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka fituar pikë të reja olimpike sot, të cilat do t’i shtojnë gjasat për kualifikim në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Me dy fitore, Kuka siguroi 260 pikë, në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slam të Bakusë. Ajo mbetet brenda normës olimpike, duke përmirësuar renditjen e saj.

Dje garuan Laura Fazliu e Dardan Cena. Laura përfundoi e shtata në -63 kg, duke arkëtuar po ashtu 260 pikë, ndërsa Cena (-73 kg), arriti deri në raundin e tretë.

Kujtojmë që në Baku, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë, dhe shkaku i lëndimit nuk garoi për të artën.

Back to top button