Loriana Kuka në finale, sigurohet medalja e gjashtë

1 min read

Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.  Loriana Kuka ka kaluar në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudistja kosovare ka kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri 78 kilogramë kundër kroates Petrunjela Paviq.

Ndaj saj fitoi me Ippon, në kohën shtesë. Loriana ka dominuar plotësisht dhe vazhdimisht ka kërkuar hedhje. Fitoi me mbërthim./21Media