“Lotët e djalit të Veselit”, Burim Zariqi tregon çfarë pa gjatë dëshmisë 7-orëshe në Hagë

Në emisionin “Bonbon” të RTV21, gazetari Burim Zaqiri ka ndarë disa përjetime të tij gjatë përvojës së tij në Dhomat e Posaçme të Hagës, ku ka ndjekur dëshminë 7 orëshe të ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

‘’Fillimet e fjalëve të mëdha që ndryshuan komplet edhe atmosferën që ishte ne sallë sepse edhe vet gjyqtari kryesorë Charls Smith në shumë raste ishte i buzëqeshur, fytyra e tij gjithmonë ishte e ngrysur gjatë seancave, por atë ditë, sikur prezenca e një diplomati të lartë amerikan ndryshoi krejt botën e gjyqtarëve dhe prokurorëve’’, tha Zariqi

Po ashtu ai ka folur edhe për pjesën e familjarëve të ish-krerëve që ishin të pranishëm në Hagë. Me theks të veçantë përmendi djalin e Kadri Veselit.

‘’ Kam parë lot në sytë e djalit të Kadri Veselit, sepse ishte shumë emocionuese dhe prekëse kur sheh prindin ‘’, tha ndër tjera Zariqi.

Back to top button