LSDM-Gruevksit: Amnisti nuk ka!

Edmond Ademi tha se nuk ka amnisti për Nikolla Gruevskin dhe klikën e tij

Nuk ka amnisti për Nikolla Gruevskin dhe klikën e tij, kjo është porosia që e dërgoi anëtari i kryesisë qendrore të LSDM-së, Edmond Ademi, kreut të VMRO DPMNE-së.

Nuk është sekrete se Gruevski ka kërkuar edhe gjatë proceseve të Përzhinës, edhe prej ndërkombëtarëve amnisti. As atëherë, as sot, as nesër, nuk kemi plan për ta amnistuar Gruevskin dhe klikën e tij që është e zhytur  në krim dhe korrupsion”, tha Edmond, Ademi, LSDM.

E VMRO DPMNE këto pohime të Ademit i quan gënjeshtra,shkruan tv21.tv

Edhe një manipulim i kriminelit Zoran Zaev, i cili tregon se në çfarë gjendje dhe panik ndodhet LSD.  Zaev dhe banda kriminele e LSD-së, po e kuptojnë se populli i ka lexuar qëllimet e tyre, që me çdo çmim të vijnë në pushtet dhe ti ikin përgjegjësisë për milionat e fituara në mënyrë të jashtëligjshme.  Këta gënjeshtra që dalin nga persona që po bëjnë thirrje që të derdhet gjak në rrugë nuk do të mund të ikin prej përgjegjësisë”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Ademi thotë se nuk është e arsyeshme të bisedohet me Gruevskin, sepse pikërisht ai është personi që po e thellon krizën.

Se nuk ka takuar Gruevskin thotë edhe Zoran Zaev. Por të dy liderët u panë gjatë ditës së djeshme në kuvend, në të njëjtën kohë, edhe pse as Gruevski e as Zaev nuk ishin prezent në seancën e djeshme./21Media

 

Back to top button