LSDM: Ivanov rrezikon interesat shtetërore dhe kombëtare

Nga LSDM-ja pyesin për cilat interesa presidenti Ivanov tenton ta suspendojë demokracinë dhe ta distancojë Maqedoninë nga integrimet euroatlantike

LSDM-ja në lidhje me qëndrimet e dhëna të presidentit Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin shtetëror hungarez mendon se Ivanov me mohimin e pushtetit të ri që e zgjodhën qytetarët dhe bllokadën e proceseve demokratike drejtpërdrejtë i rrezikon interesat shtetërore dhe kombëtare të qytetarëve.

“Gjorge Ivanov tenton ta demolojë tërë shtetin dhe institucionet e sistemit me sjelljen e tij antishtetërore e cila nuk i ngjan funksionit që e ushtron President i shtetit”, theksohet në kumtesë.

Nga LSDM-ja pyesin për cilat interesa presidenti Ivanov tenton ta suspendojë demokracinë dhe ta distancojë Maqedoninë nga integrimet euroatlantike.

“Shtatëqind mijë qytetarë kanë votuar për Maqedoni demokratike, të lirë, ekonomikisht të përparuar dhe evropiane. Gjorge Ivanov nuk do ta pengojë vullnetin demokratik të qytetarëve”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Back to top button