LSDM: Për 100 ditë, më 8 maj, së bashku me qytetarët do ta mposhtim tmerrin e Mickoskit

Fronti Evropian i udhëhequr nga LSDM-ja, së bashku me qytetarët, për 100 ditë, më 8 maj, do ta mposhtin gjithë tmerrin e Mickoskit dhe DPMNE-së, njoftojnë nga LSDM.

“Deklaratat e Mickoskit se puna e Qeverisë teknike do të jetë tmerr,
ku do të kapeshin për flokë, flasin për të. Kjo është qasja me të cilën vepron DPMNE dhe tregon se në këtë parti nuk ka ndryshuar asgjë. Tmerri i Mickoskit dhe DPMNE-së do të mposhtet më 8 maj”, theksojnë nga LSDM.

Siç potencojnë nga LSDM, Fronti Evropian i udhëhequr nga LSDM-ja do të shpallë fitoren për 100 ditë dhe do të riformojë Qeverinë Evropiane me të cilën Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së./TV21

Back to top button