LSDM: Të vazhdojnë proceset demokratike

LSDM kërkoi edhe të formohet qeveria

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), kërkoi që Trajko Veljanoski të mundësojë, kryetari i ri i Kuvendit Talat Xhaferi të hyjë në kabinetin e tij në mënyrë që të vazhdojnë proceset demokratike, ndërsa shumica në Kuvend të formojë qeverinë. Zgjedhje të reja, nuk do të ketë theksuan nga LSDM.

“Kryetar i ri i Kuvendit është Talat Xhaferi, me të cilin, siç kumtoi zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hijt Brajan Ji do të punojnë edhe SHBA, por edhe BE-ja dhe NATO-ja dhe Berlini zyrtar. Kryetari i ri legjitim i Kuvendit do t’i dërgojë njoftim Gjorge Ivnaovit se është formuar shumica legjitime demokratike dhe se Ivnaov është i obliguar t’ia ndajë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

Ivanovit, thekson LSDM, do t’i shpaloset edhe njëherë se ekziston program i qeverisë së re reformuese që në tërësi e garanton unitaritetin e Maqedonisë, punë sipas Kushtetutës dhe perspektivave euroatlantike të shtetit me çka do të thyhen të gjitha argumentet e pamatura të Ivanovit. Sipas LSDM-së, duhet të mundësohet që shumica në Parlament të propozojë Qeveri dhe program qeveritar, që do të bëhet në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregullroen e Kuvendit. LSDM në kumtesë kërkon përgjegjësi për porositësit dhe ekzekutorët e dhunës në Kuvend dhe vlerëson se kërkesat për zgjedhje janë jologjikeshkruan tv21.tv.

“Çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm për realitetin e ri, se ekziston shumica e kryesuar nga LSDM, se VMRO-DPMNE është opozitë dhe se është e domosdoshme që proceset demokratike të vazhdojnë me transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesë./21Media

Back to top button