LSDM: VMRO-DPMNE propozoi kuadro të dobëta për Qeverinë teknike

VMRO-DPMNE ofroi kuadro të dobët dhe joprofesionist për Qeverinë teknike. DPMNE nuk ka ndonjë ofertë programore dhe konfirmoi se nuk ka as potencial kuadrovik, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Për MPB-në, DPMNE ka ofruar Pançe Toshkovskin, i cili është mik personal i Mickoskit, bashkëpunëtorit të tij shumëvjeçar. Në mungesë të kuadrove profesionale, që njohin punën e MPB-së, padyshim që marrëdhëniet personale janë kriteri i vetëm.

Gjoko Velkovski është kryetar i Komitetit Komunal të DPMNE-së në Kryesi dhe këshilltar në komunë. Është emëruar sekretar i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit dhe më pas është shkarkuar.

Stefan Andonovski është edhe këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Kaosi që po ndodh në Shkup bën të ditur se çfarë mund të pritet nga kuadro të tilla të Mickoskit në Qeverinë teknike.

Elena Petrova është e punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ajo është e njohur në mesin e kolegëve të saj se ka punësuar motrën e saj në DAP gjatë kohës që ishte në pozitë drejtuese.

Cvetan Tripunovski është kuadër i Gruevskit i cili ka përkrahur politikat destruktive të DPMNE-së në bujqësi, ndërsa ka edhe kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare.”, thuhet në njoftim.

Siç potencojnë nga LSDM e përbashkëta e të gjithëve është se nuk kanë asnjë rezultat pas tyre./TV21

Back to top button