LSDM: Vullneti i shumicës së qyteteve është legjitim
Sipas LSDM-ë, partitë pas zgjedhjeve kanë të drejtë ta formojnë shumicën
LSDM kumtoi se është legjitim vullneti i shumicës qytetare dhe se shpejtë do të formohet qeveria stabile me legjitimitet të plotë, që do t’i mbrojë interesat shtetërore dhe qytetare dhe do të sigurojë jetë cilësore dhe zhvillim të shtetit, shkruan tv21.tv
“Së pari do të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit , e më pas edhe qeveria e re, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet. Trajko Veljanoski dhe Gjorge Ivnaov nuk duhet që në mënyrë kundërligjore t’i bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të obliguar që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesë.
Në Parlament, thekson LSDM, në mënyrë demokratike është formuar shumica parlamentare nga 67 deputetë, të cilët përfaqësojnë rreth 700 mijë qytetarë. Edhe në Maqedoni, si edhe çdo kund në botë, shumica e formuar parlamentare është pushtet, sepse ajo e reflekton vullnetin e shumicës. Ndërkaq si edhe në çdo vend demokratik në botë, edhe në Maqedoni, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet partitë pas zgjedhjeve kanë të drejtë ta formojnë shumicën e cila ka për detyrë të tentojë ta formojë qeverinë e re”, qëndron në kumtesë.
Sipas LSDM-së, zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, por thellim i Maqedonisë dhe qytetarëve në krizë më të gjatë politike./21Media