Luan Krasniqi krenar me nipin– hyri në ring dhe e përqafoi

Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male.
Krasniqi fitoi në çerekun e parë me një goditje të fuqishme, ku kundërshtarin e rrëzoi në tokë pa i dhënë mundësi që të ngritej.
E Luani nuk kishte si të mos e përgëzonte nipin për këtë fitore të merituar.
Ai hyri në ring, ku dhe përqafoi Ardianin me buzëqeshje të madhe.
“Mbrëmë ishte një event i shkëlqyer për sportdashësit e boksit. Në një atmosferë të mrekullueshme, djemtë tanë shfaqën paraqitje të jashtëzakonshme, duke dominuar kundërshtarët e tyre. Ardiani, edhe kësaj here, vazhdoi me ritmin e tij të fitoreve dhe po ecën me hapa të sigurt në karrierën e tij në boksin profesional. Për mua ishte kënaqësi të takoja miq dhe tifozë që më kanë mbështetur ndër vite”, ka shkruar Luan Krasniqi./21Media